DETAJE/ Makina i pret rrugën motorit, rrëmbehet në mes Shijakut dhe Sukthit një PERSON (Emri)

3 Tetor 2022, 09:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Mediat shkruajnë se se dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët po udhëtonin me motor në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.

Në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me to. Rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Mamurrasit, mes Shijakut dhe Sukthit.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan. 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Mediat shkruajnë se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Video