Digjet një farmaci në Vlorë, kamerat kapin autorin e vënies së zjarrit

3 October 2022, 07:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet një farmaci në Vlorë, kamerat kapin autorin e vënies
Foto ilustruese

Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen 'Rinia' është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt është farmacia.


Video