Rrahu fëmijët e tij dhe përdhunoi gruan, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

7 Prill 2023, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Njësia speciale e Policisë së Shtetit, "Fast Albania" në bashkëpunim me Interpol Tiranë dhe blutë e Durrësit kanë arrestuar një person vetëm disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma.

Në pranga është vënë shtetasi Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës, i kapur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

"Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre." - thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e Afrim Gjergjit në Itali.


Video