
Detaje të reja janë mësuar nga sherri me thika i ndodhur mesditën e sotme brenda një lokali në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se rreth orës 12:30 në lagjen ‘Qemal Stafa’, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H pas një konflikti, ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij. Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra, sherri mes të rinjve ka ndodhur për ngacmime të gocave bashkëmoshatare me të rinjtë.