Sherr me thika në Shkodër, plagosen 3 persona, njëri është rëndë

7 April 2023, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me thika në Shkodër, plagosen 3 persona, njëri

Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës.

Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas detajeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të poliklinikës në qendër të Shkodrës.


Video