Inteligjenca artificiale është duke ecur me hapa gjigantë në vitet e fundit, e revolucioni më i fundit vjen nga një prej kompanive lidere në këtë fushë, OpenAI.
“Sora” quhet produkti më i ri, që është i aftë të krijojë tashmë jo vetëm fotografi sipas komandave që i jep përdoruesi, por filma të tërë dhe tepër realistik.
“Ju prezantojmë Sora, modelin tonë tekst-në-video.
Sora mund të krijojë video deri në 60 sekonda me skena shumë të detajuara, lëvizje komplekse të kamerës dhe karaktere të shumta me emocione të gjalla”, shkruan OpenAi.
Për videon e Tokios, që duket në fakt sikur është realizuar nga njeriu, inteligjencës artificiale i është kërkuar ta gjenerojë në bazë të tekstit të mëposhtëm.
"Kërkesa: Qyteti i bukur dhe me dëborë Tokio është plot gjallëri. Kamera lëviz nëpër rrugën e zhurmshme të qytetit, duke ndjekur disa njerëz që shijojnë motin e bukur me borë dhe bëjnë pazar në tezgat aty pranë. Petalet e mrekullueshme të sakurës po fluturojnë nëpër erë së bashku me fijet e borës”.
Kjo do të thotë shumë! Një shembull është se kompani të vogla që nuk kanë mundësi të mëdha financiare për realizimin e reklamave, mund t’i kërkojnë inteligjencës artificiale ta bëjë një “spot” të tillë.
Ja disa shembuj nga OpenAi (Videot më poshtë janë gjenerim i inteligjencës artificiale dhe njerëzit nuk janë të vërtetë):
Introducing Sora, our text-to-video model.
— OpenAI (@OpenAI) February 15, 2024
Sora can create videos of up to 60 seconds featuring highly detailed scenes, complex camera motion, and multiple characters with vibrant emotions. https://t.co/7j2JN27M3W
Prompt: “Beautiful, snowy… pic.twitter.com/ruTEWn87vf
Prompt: “A movie trailer featuring the adventures of the 30 year old space man wearing a red wool knitted motorcycle helmet, blue sky, salt desert, cinematic style, shot on 35mm film, vivid colors.” pic.twitter.com/0JzpwPUGPB
— OpenAI (@OpenAI) February 15, 2024