Blinken përmend Dua Lipën dhe Mira Muratin: Lidhje të fuqishme të vendeve tona! Çdo vështirësi e përballojmë bashkë…

15 February 2024, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blinken përmend Dua Lipën dhe Mira Muratin: Lidhje të fuqishme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë

Një studente nga Tropoja ishte zgjedhur për fjalën hapëse të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me të rinjtë në ambientet e Piramidës në Tiranë.

Pas fjalës përshëndetëse, Blinken i është drejtuar të rinjve shqiptarë duke përmendur gjatë fjalës së tij edhe disa shembuj suksesi të shqiptaro-amerikanëve si ai i Dua Lipës dhe Mira Muratit.

Blinken tha me humor se nëse është e vërtetë që një sekretar amerikan i sjell fat kombëtares shqiptare, ai do të rikthehet gjatë finaleve të evropianit. Kjo pasi që edhe hera e parë e kualifikimit të kombëtares në Europian, përkoi me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri.

“Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.  Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Në Neë York nga restorantet më të mira është shqiptare”, u shpreh Blinken.


Video