
Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër të cilët u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre në doza të vogla.
Finalizimi i operacionit “Brothers” dhe me pas kapja në flagrancë e dy të rinjve vëllezër në zonën e Alliasit u bë duke përdorur pamje me dron. Polica ka publikuar pamjet me dron se si Alkan Markaj, 36-vjeç dhe Mariglen Markaj 37 vjeç po shkëmbenin lëndën narkotike në zonën e Alliasit.
Gjatë kontrollit pasi u filmuan duke shpërndarë drogë, dy vëllezërve iu është gjetur në banesë një sasi lënde narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Pamjet me dron tregojë me imtësi se si dy vëllezërit shkëmbenin drogën në oborrin e banesës së tyre me qëllim për ta shitur.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje, të armëve të ftohta.
Posedonin droga të forta për t’i shitur në doza, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër).
Video e publikuar nga policia:
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.