I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

15 February 2024, 08:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës,
Ibrahim Lici

Arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Sipas burimeve autoriteteve turke u ka shkuar informacioni nga policia shqiptare për vendndodhjen e Licit.

I ati, nëpërmjet disa daljeve mediatike vite më parë, ka mohuar përfshirjen e të birit në vrasjen e Endri Mustafës.

Ibrahim Lici ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

Si u vra Endri Mustafa në Shkodër më 17 Maj 2021

Endri Mustafa 32 vjeç u gjet i vrarë më 17 Maj 2021 në zonën e livadheve në Shkodër. 32-vjeçari kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e 15 Majit 2021 pas një mesazhi në celular.

Dyshohet se ai ishte nxjerrë në pritë. Dy ditë më vonë, policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, në zonën e quajtur livadhet.

Adoleshenti Ergys Malja është dënuar me 10 vite burgim si personi që nxorri në pritë 32-vjeçarin Endri Mustafa.

Plani për vrasjen e Ibrahim Licit

Nga dosja “Metamorfoza” ku ishin përfshirë bisedat në aplikacionin Sky, u zbulua plani i Behar Bajrit që kërkonte të vriste Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin në varrimin e Indrit Rrajës.

Nga zbardhja e bisedave në aplikacionin Sky ECC, porosia për vrasjen e tyre ishte bërë nga Behar Bajri, dhe për ta ekzekutuar u angazhuan Astmer Bilali, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe disa persona të tjerë, por vrasja nuk u realizua pasi nuk ishin të sigurt se në cilin automjet ndodhej Ibrahim Lici.

Vlen të theksohet se Astmer Bilali dhe Ibrahim Lici kanë qenë shokë fëmijërie me njëri-tjetrin.


Video