Raporti i DIA-s: Si bashkëpunon mafia shqiptare me atë italiane (Video)

18 April 2022, 11:05Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i DIA-s: Si bashkëpunon mafia shqiptare me atë italiane
Raporti i fundit i DIA-s i paraqitur në parlamentin italian

Raporti i fundit i DIA-s i paraqitur në parlamentin italian, u ndal tek fenomeni i trafikut të drogës në rrugën Shqipëri-Puglia Adriatik, nga ku konfirmohet se krimi i organizuar në Pulia, shrytëzon kanalet e furnizimit të brendshëm dhe të huaj, kontrollon flukset e drogës.

Sasitë e mëdha të drogës, vijnë kryesisht nga Adriatikut, më pas kalojnë nëpër rajon dhe në fund drejtohen drejt qendrave kombëtare dhe të huaja të narkotrafikut.

Sipas hetuesve të DIA-s, marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, drogë sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbianë.

Në këto raporte del në pah tendenca e grupeve kriminale shqiptare për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puliane për transportin e drogës në tregun ndërkombëtar.


Video