Pse Berisha dhe Meta nuk e komentojnë shpalljen “Non Grata” të Aqif Rakipit?

15 April 2022, 14:10Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse Berisha dhe Meta nuk e komentojnë shpalljen “Non Grata”
Në foto: Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, deputeti Sali Berisha dhe Aqif Rakipi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka refuzuar të komentojë shpalljen non grata të Aqif Rakipit, në një dalje për mediat ditën e sotme. Meta duket se ka zgjedhur rrugën e ish kryeministrit Berisha i cili nuk e komenton shpalljen “Non Grata” nga SHBA të Aqif Rakipit.

E çuditshme se si këto dy politikanë janë në të njëjtën linjë mendimi, ndoshta Berishën e kuptojmë pasi edhe ai gjendet vetë në të njëjtin rreth të kuq. Pyetja që lind është pse presidenti Meta nuk ka koment për shpalljen “Non Grata” të ish deputetit Aqif Rakipi.

Komentin për Aqif Rakipin e ka shmangur edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një konference me gazetarët në Berlin, Rama u shpreh se nuk ishte vendi për të bërë komente të “katundit mediatik”. 

Me këtë batutë Rama i ka shpëtuar përgjigjeve se çfarë vendimi do të marrë jo vetëm përkundrejt Aqif Rakipit, por edhe për djalin e tij, Ornaldon që është deputet i PS-së. Rama fjalën e fundit ia ka lënë deputetëve. Të martën, në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të socialistëve.

Çfarë fshihet pas “No komenti” të Berishës dhe Metës kur më parë pohonin se kush shpallet “Non Grata” duhet të largohet nga politika. Si mbyllje ambasada Amerikane në një postim të saj para disa muajsh shkruante: Kush e ka radhën?

Por pse u shpall “non grata” Aqif Rakipi?

Vendimi u shpall disa ditë më parë nga  Departamenti i Thesarit duke e arsyetuar këtë me pjesëmarrje në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë shkruan Thesari Amerikan për Rakipin:

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një organizatë të krimit të organizuar, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin.

Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim.

Ai caktohet në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme zyrtar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video