Paralajmërohet largimi nga qeveria, kongresi i PS nuk i jep hapësirë Ahmetajt për fjalim

9 April 2022, 10:32Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmërohet largimi nga qeveria, kongresi i PS nuk i jep
Në foto: Zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe kongresi i Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka nisur punimet e kongresit këtë të shtunë, i cili është programuar ndryshe. Punimet e kongresit kanë nisur rreth orës 09:30 përgjatë Bulevardit e ndarë në dy sheshe, ku janë vendosur 5 panele, teksa ministra deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente te Pallati i Kongreseve, për tu fokusuar tek punët e partisë.

Ajo që bie në sy nga axhenda e kongresit të Partisë Socialiste është mungesa e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilit nuk i është dhënë minutazh për të folur.

Ky "injorim" ndaj zv/kryeministrit duket si një sinjal se Rama do ta shkarkojë Ahmetaj nga posti që mban.

Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin, që i zbriti trenit socialist dhe u la jashtë listave për 25 prillin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.

Burime nga PS thanë se mund të kemi një rikthim të Ditmir Bushatit si zv.Kryeministër i qeverisë "Rama 3".

Kujtojmë se VOXNews paralajmëroi disa ditë më parë një ftohje të kryeministrit Rama me Arben Ahmetaj e cila do t'i kushtonte këtij të fundit karrigen e zv.Kryeministrit. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video