Sali Berisha pranon mundësinë e humbjes së gjyqit ndaj Antony Blinken

8 April 2022, 15:01Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha pranon mundësinë e humbjes së gjyqit ndaj Antony

Ish kryeministri Sali Berisha tha ditën e sotme se proçesi gjyqësor që ka nisur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjykatën Korreksionale të Parisit, po e ndjek avokati i tij.

Berisha para meiave tregoi disa detaje mbi ecurinë e këtij procesi në një konferencë për mediat me gazetarët nga selia e PD-së.

“Ka kundërshti të forta sepse asnjëri nga ne nuk është qytetar francez dhe se Sekretari Blinken ka imunitet. Ka pro, faktin se shpifja dënohet aty ku lind. Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë. Unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Deri sot, nuk kemi një provë të vetme që fakton, përveç deklaratave “fakte kemi, por s’i themi”. Këto nuk qëndrojnë”, tha Berisha. Duket se ish kryeministri i ka humbur shpresat ndaj gjyqit për shpifje ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony J. Blinken sipas aargumentave që rënditi ish kryeministri.

Kujtojmë se sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”, personi i katërt shqiptar që merr këtë “dekoratë” nga Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim për shtyp, Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shton deklarata. Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Një ditë pasi u shpall i papërshtatshëm për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, për shkak se ishte “i përfshirë në korrupsion madhor”, Berisha tha se do të padiste personalisht Sekretarin e Shtetit, për shpifje./VOXNews.al


Video