Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet dhe autoritetet raportojnë se viktima është shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt). Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.