
Ish zyrtarja e ministrisë së financave Alda Klosi e arrestuar për tri vepra penale do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.
Gjykata caktoi masën ndaj saj, ndërsa avokati, pretendoi se klientja e tij pranon pronësinë e vetëm 120 mijë eurove që janë të familjarëve të saj.
Sipas avokatit, shuma e gjetur në banesën e sanitares prej 400 mijë eurosh nuk ka lidhje me klienten e tij. Ditën e sotme gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Breaking në Top News, deklaroi se Alda Klosi ka marrë në telefon 4 herë, ish ministrin Arben Ahmetajn kur u vodhën paratë.
'Përse Alda Klosi ka marrë në telefon 4 herë Ahmetajn kur u vodhën paratë dhe jo policinë e shtetit. ‘Shefi, më kanë vjedhur paratë’, ndërsa Ahmetaj, i cili ka qenë nën përgjim, i është përgjigjur: Çfarë të bëj unë, vazhdo procedurën. Dy prokurorët e SPAK kanë favorizuar, Arben Ahmetaj i cili ‘de fakto’ është pronari i inceneratorëve. Ahmetaj ka krijuar një pasuri të paluajtshme i ka në emër të familjarëve të tij', tha Doçi.
Kujtojmë se dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuci, mbyllën dosjet e hetimit për të akuzuarit për korrupsion me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Por në dosjen hetimore ata nuk prekën faktet kompromentuese për ish-ministrin Ahmetaj të cilin as nuk e kanë pyetur.
SPAK lajmëroi se do ketë një hetim të dytë, por deri më tani nuk ka shenja të qarta se ky hetim po bëhet sepse Arben Ahmetaj ende nuk është marrë në pyetje.