“Pse më ke zënë krevatin”, autori i dyshuar i krimit në AZILIN privat është historiani dhe shkrimtari i njohur!

8 August 2024, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse më ke zënë krevatin”, autori i dyshuar i krimit
Zyhdi Shehi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në ambientet e një azili privat pleqsh në lagjen “Ali Demi”.

Policia tha se ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç.

Por kush është autori i dyshuar?

Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.

Pamje nga AZILI ku ndodhi ngjarja:


Nga hetimet e para për krimin dhe dëshmitë, rezulton sesi viktima dhe autori, vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë i dobët, me debatin se “përse më ke zënë krevatin”.

Përmbledhja e aktivitetit të historianit dhe shkrimtarit Zyhdi Shehi:

Sipas biografisë së botuar edhe në rrjetin social Facebook, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi.

Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nis punën në Muzeun Historik të Kavajës.

Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, "Mësues i Popullit", "Kavaja, figura të shquara historike" 2005, "Indrit Cara", 2007, "Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri", etj.

Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja "Naim Frashëri".


Video