VIDEO / Kamioni merr para disa makina në Dhërmi, shoferi u hodh gjatë ecjes pas prishjes së frenave

7 August 2024, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Kamioni merr para disa makina në Dhërmi, shoferi u hodh
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në  zonën e Dhermiut në rrugën që të çon te një resort turistik.

Një kamion ka përplasur 3 automjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Raportohet se shoferi i kamionit është hedhur nga automjeti si pasojë e mosfunksionimit të frenave.

Ai është dërguar në spital për të marë ndihmën mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa makinat e përfshira në aksident kanë qënë të parkura dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur.


Video