Aksident në RRUGËN e vjetër Tiranë-Elbasan, humb JETËN 72-vjeçari!

7 August 2024, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në RRUGËN e vjetër Tiranë-Elbasan, humb JETËN

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gracen, ku automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S. Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video