Të tjera përgjime publikohen nga dosja e të arrestuarve gjatë operacionit “Tempullit” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosje, janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit dhe siguronin lehtësisht kokainë.
Sipas Prokurorisë, për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.
Në këtë pjesë të dosjes tregohet se si personi Leo Skufi u shiste kokainë dy personave të tjerë me emrat e koduar “Miri” dhe “Ledi”.
Më datë 24.11.2023 personi me emrin e koduar Miri blen kokainë në Rrugën e Dibrës nga Leo Skufi.
Pjesë nga përgjimet:
(A-Miri, B-Leo Skufi)
A-Për atë erdha na shpija, e kisha me dy menje, pop pata pi në Durrës me i shok nja dy, tre viza. Se kisha bo men me pi, sa tët jap vllai?
B-30 është kjo.
A-Prit se mos marr prap më mbrapa.
B-Hë?
A-Se jam me nja katër shokë aty…
B-Avash, avash bjeri telefonit sa herë të dush, sa here të dojë…
Më datë 04.01.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Nazi Meka”, sipas dosjes, personi me emrin e koduar “Ledi” blen kokainë tek Leo Skufi.
Pjesë nga përgjimet:
(A-Ledi, B-Leco Skufi)
A-Fike dritën, fike dritën.
B-Ça bone a u lodhe?
A-A ke fillu pun?
B-Po.
A-Ke filla pun apo e ke të taten taksin?
B-Jo mo e kam të punës.
A-Mirë ja ke bo të paktën justifikohesh.
B-A ke no një qese plasmasi na njo gjë?
A-A e kishe kështu s’e ke bo gati për punë
B-Nuk kuptohet…ke parë kështu ti duke ta peshu në vend
A-Këtu pra në sy, sa të ka shku
B-Asnjë gjë.
A-Po lër pra se jena steka të vjetër ne.
B-Mbylle pak atë perden.
A-Po lëre more ashtu hidhe me sy për mu mos ashu se e di që je korrekt nuk bën hile
B-Nuk bëhet llaf.
A-E di që s’je dallavere por ti ke dalë për punë, pse cca u bë që i fute një vizë mangut as do të ngrej as do të uli tre e tridhjetë aman o burr për mua as mos e …, hiç mos e vrit mendjen.
B-A mir
A-Për mu je i nderum i respektum.