Prej 14 vitesh në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 50-vjeçari

16 July 2023, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej 14 vitesh në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi
Foto ilustruese / Policia Greqi

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim plot 14 vite më parë nga autoritetet shqiptare.

Ai akuzohet për mashtrim gjatë viteve 2008-09, por kishte arritur të arratisej në atë kohë dhe fshihej në Nafplio.

Shqiptari u lokalizua nga Policia e Sigurimit, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi mbrëmjen e së premtes.

50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.


Video