Një automjet me targa sllovene dyshohet se ka vëzhguar viktimat e atentatit në Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin në fjalë ditën e ngjarjes së rëndë, i cili dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre.
Duke pasur këto pamje në duar, autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi atyre sllovene, të cilave u kërkojnë ndihmë për të kuptuar më shumë se kujt i përket makina, është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.
Ngjarja deri tani ka mbetur e pazbardhur, edhe pse të hënën bëhet fiks një vit nga atentati. Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.
Kujtojmë se Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.
Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.