Policia njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani: U gjet pa jetë…

18 Shtator 2024, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani humbi jetën në moshën 44 - vjeçare. 

Ai ndodhej në ambientet e hotel Rogner për një konferencë, kur pësoi një arrest kardiak. 

"Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Video