"800 ton mbetjet toksike po kthehen?", shefi ekzekutiv i BAN i dërgon letër Shqipërisë për menaxhimin e tyre!

18 Shtator 2024, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jim Puckett

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett i ka nisur letër të hapur qeverisë sonë duke i treguar pritshmeritë e organizatës për mënyrën se si do priten, si do testohen e si do menaxhohen mbetjet që po vijnë.

BAN shkruan se propozon një plan të thjeshtë dhe transparent për testimin e këtyre mbetjeve të dyshuara me kthimin e tyre në Durrës.

BAN është në dijeni se kjo çështje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në media brenda Shqipërisë, së bashku me shumë thashetheme dhe spekulime.

Ne jemi të shqetësuar se, nëse nuk zbatohet një plan i mirëfilltë për pranimin dhe marrjen e mostrave të mbetjeve të dyshuara, kjo mund të çojë në teori konspirative, mungesë transparence dhe dezinformim që nuk i shërben askujt, shkruan vna

Rekomandojmë që marrja e mostrave të fillojë menjëherë pas mbërritjes së anijes së parë. Ka gjasa që dërgesa e parë që do të mbërrijë në Durrës të jenë 41 kontejnerët e transportuar nga Maria Saveria.

Besojmë se pritja e anijes së dytë do të krijonte polemika të panevojshme. Anija e dytë duhet gjithashtu të testohet sapo të mbërrijë.

Video