“Po vraponte me duart me gjak”, vrasja në Bradashesh u zbulua teksa policia kërkonte autorin e plagosjes në Peqin

17 May 2023, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po vraponte me duart me gjak”, vrasja në Bradashesh u zbulua
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhjen me ngjarje e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bradashesh.

“Blutë” njoftojnë se në Bradashesh kishin ngritur një pikë kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes në Peqin, por kanë konstatuar një shtetas që po vraponte me sëpatë dhe i kishte duart me gjak.

Shërbimet janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit R.T. 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.




Video