Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, pranë shkollës 9-vjeçare “ Asllan Shahini”, ku si pasojë e një konflikti me të miturve ndërroi jetë 16-vjeçari Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij Marko Lici.
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, nuk nisi pas një sherri të rastësishëm. Të miturit, u konfliktuan pasi zënka e tyre e ka pasur zanafillën dy muaj më parë ky dy të rinjtë të moshave 15-vjeç kishin debatuar me njëri tjetrin teksa argëtoheshin te makinat elektrike në qytet.
Ata kishin nisur debatin se kush do të argëtohej i pari në këtë qendër. Më pas, gjatë kësaj kohe ata kanë pasur debate me njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, duke përfunduar tragjikisht dje me një viktimë dhe të plagosur.
Dje, pasi ka përfunduar mësimin Fatjoni ka dal nga shkolla dhe rastësisht ka takuar kushëririn e tij i cili i ka kërkuar ta ndihmojë se kishte një përballje me djemtë e tjerë.
Kur janë takuar sherri ka nisur me dhune fizike mes tyre dhe njeri nga të rinjtë me iniciale E.K ka qëlluar Fatjonin me thike në zemër, ky i fundit ka ecur rreth 4-5 hapa i plagosur dhe është shembur ne toke.
Pas ulërimave te të rinjëve Ka qenë një qytetar i cili ka njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar në spital nga ku ndërroi jetë. Të 4 të rinjtë e tjerë janë arrestuar nga policia dhe do të përballen me ligjin sipas veprës penale të kryer. Marko Lici ndodhet jashtë rrezikut për jetë.