Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Peqin. I plagosur ka mbetur Diell Çela, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Dehima.
Mësohet se Çela ka qenë kryetar i Pd në vitin 2016.
Sipas policisë në orën 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Diell Çela, rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, Sokol Dehima.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.