Po punonte me vinç në firmën e babait të tij, vdes në punë 30-vjeçari në Shijak (Emri)

31 March 2022, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po punonte me vinç në firmën e babait të tij, vdes
Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin në ambientet e firmës së të atit

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin në ambientet e firmës së të atit.

Burime për VOXNews thanë se viktima është Elion Dervishi, i biri i pronarit të firmës Arben Dervishi. Bëhet fjale për një firmë mermeri në Shijak, kompania “Jonari Shpk”.

Policia dhe Inspektorati i Punës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar kushtet e punës dhe rrethanat në të cilat është aksidentuar 30-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video