Zbardhet vrasja e 9-vjeçares në Greqi, nëna i injektoi ketaminë (dyshohet se ka vrarë dhe dy vajzat e tjera)

31 March 2022, 07:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet vrasja e 9-vjeçares në Greqi, nëna i injektoi
Nëna 33-vjeçare Roula Pispirigou

Pasi është thirrur në prokurori, policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës një nënë 33-vjeçare, pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare.

Bëhet fjalë për historinë e frikshme që diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka shokuar opinionin publik, të një familjeje në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3,5 vjeç dhe 9 vjeç.

Për disa javë organet e hetuesisë dhe ato mjekësore kanë kryer hetimet përkatëse ,pasi kishte dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt,ndërsa prindërit, sidomos nëna e fëmijëve, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore.

Por në një prej rasteve që po hetohet i pari, ka  rezultuar që Georgina, një prej 3 vajzave të familjes, ka vdekur në spital në prill të vitit 2019 dhe hetimet për shkaqet patologjike të vdekjes së saj dhe ekzaminimi toksikologjik pas vdekjes të kryera tani, treguan se ajo kishte marrë ketaminë, një medikament i dyshimtë dhe një ilaç anestetik që përdoret shpesh në operacionet e kafshëve, ilaç që nuk ishte i rekomanduar nga mjekët e saj kurues.

Dy vajzat e tjera të familjes kanë vdekur gjithashtu në maj tw vitit 2021 dhe janar të 2022 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.

Nëna, Rula Pispirigou është arrestuar në qytetin e Patrës dhe është dërguar në Prokurorinë e Athinës ku i janë dhënë edhe akuzat përkatëse.

Zbardhet vrasja e 9-vjeçares në Greqi, nëna i injektoi

Çështja në fjalë që ka tronditur opinionin publik grek, është nga më të diskutueshmet jo vetëm orët fundit në mediat vendase, të cilat prisnin rezultatet e ekzaminimeve të mjekëve , ndërsa diskutohej çdo ditë e me shumë se nëna  ishte autorja e vrasjes së fëmijëve të saj, duke komentuar edhe se vuante nga sindroma Munchausen.

Bëhet fjalë për një çrregullim të shëndetit mendor, gjatë të cilit kujdestarët e një personi të dobët, një fëmijë, një person me aftësi të kufizuara ose një person i moshuar sillen si person  që ka përgjegjësinë  për sëmundjen e tyre, një sëmundje fizike ose mendore.

“Me shumë mundësi nëna nuk do të pranojë asgjë, por nga sa mund të vlerësohet, nëse do të pyetet për 8-10 orë, ajo jo vetëm do të rrëfejë se ku e gjeti ketaminën por edhe se si i vrau dy fëmijët e tjerë sepse jemi të bindur që edhe në vrasjen e dy fëmijëve të tjerë ka gisht…”, thanë hetuesit. 

Vrasja e 9-vjeçares

Sipas tyre ndaj vajzës 9-vjeçares janë kryer 9 tentativa për vrasje

Me ndihmën e mjekëve dhe analizave të kryera është konstatuar se vajza e vogël kishte përqendrim të lartë të ketaminës në gjak.

Më konkretisht, në trupin e fëmijës sasitë e ketaminës ishin 6 mg për litër gjak. Vlen të përmendet se ketamina zhduket nga organizmat e gjallë në rreth një orë e gjysmë pas marrjes, që ndoshta do të thotë se personi që ia ka dhënë fëmijës e ka ditur këtë informacion

Ketamina shkakton konvulsione. Vajza ka kaluar nëntë episode të tilla për shkak të marrjes së medikamentit.  Pra, ndaj 9-vjeçares Georgina ka mundësi të jenë kryer nëntë tentativa vrasjeje.

Ketamina u zbulua në trupin e Georgina-s tre javë më parë. Lënda u zbulua në Laboratorin e Athinës dhe vlerësimi sasior u krye në Laboratorin e Toksikologjisë të Selanikut. Një seri verifikimesh të cilat dhanë një rezultat me siguri absolute.

Në shkallën sasiore të laboratorëve në atë që ka të bëjë me administrimin që ka tre faza. Doza terapeutike, toksike dhe vdekjeprurëse. Në këtë rast, doza e marrë nga vogëlushja bie në shkallën vdekjeprurëse pasi është 100% shkak i vdekjes së saj.

Për sa i përket mënyrës së administrimit, deri më tani ka tre mundësi, pa dalë nga ekspertët në një përfundim të sigurt. Ose në mënyrë intravenoze, ose përmes hundës ose në mënyrë intramuskulare.


Video