“Plehrë, dil nga zyra, mos ta shoh surratin”/ Zbulohet sherri mes dy drejtorëve të Policisë, ankesa te Nano

19 Shtator 2022, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lorenc Panganika

Mes emaieleve të publikuar nga grupi i hakerave "Homeland Justice”, drejtuar ish-Drejtorit të Policisë Gledis Nano, është zbuluar dhe një sherr mes Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, Haxhi Bala.

Sipas email-it, sherri ka ndodhur në zyrën e Panganikës më 22 Dhjetor 2021, ku ky i fundit e kishte telefonuar duke i kërkuar Balës të paraqitej në zyrën e tij për ta sqaruar në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.

Por, Haxhi Bala i shpjegon Nanos se si është ofenduar nga Panganika dhe është përzënë nga zyra e tij

"Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit." thuhet në email.

Haxhi Bala në email-in dërguar Gledis Nanos i kërkonte që ta emëronte diku tjetër.

E-mail dërguar Gledis Nanos nga Haxhi Bala:

Pershendetje Zoti Drejtor,

Ju informoj se sot me date 22.12.2021, me ka ndodhur ajo qe nuk me ka ndodhur nga data 03.07.1990, qe kam filluar pune.

Ne orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, ne lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.

Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim te te ndaluarve dhe arrestuarve deri ne sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon me date 31.12.2021.

Gjate sqarimit, pyetje-përgjigje te karakterit sqarues, me shume mosbesues se sa shterues, duke i marre me radhe termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjese ne procedure, hidhet ne sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa here te pyetjeve, Drejtori Vendor i  Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për te njëjti problem, qe e sqarova, duke i sjelle ne vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ja ve ne dispozicion: ju kam bere me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra,  dhe paralelisht duke e mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë.

Zoti Drejtor,

ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave qe punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë te mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri ne sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:

Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,
Agjencinë e Prokurimit Publik,
Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, ne funksion te përmbushjes se detyrës, sot, me date 22.12.2021, ne Sistemin e Prokurimeve te Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shume sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj  dhe drejtoj.
Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki.  Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje :

Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita ne zyre, thjesht për te mos agravuar situata me shume.

Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qene i qete, shume institucional, duke respektuar rregullat e etikes dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit

Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një  njeri te rëndomtë.

Zoti Drejtor,

unë e kuptoj, ka 2 muaj qe mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj.

Kaq sa për informacion, sepse mundet qe edhe Titullari i njësisë, mund te beje te njëjtën gjë.

Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim

Shefi i Sektorit Ekonomik
Haxhi BALA


Video