Plas sherri mes gjimnazistëve, i riu goditet me thikë në sheshin "Pranvera" (Pamje)

1 November 2022, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plas sherri mes gjimnazistëve, i riu goditet me thikë në sheshin

Një sherr mes gjimnazistëve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës. Mësohet se incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar ku një adoleshent ka mbetur i lënduar me thikë në shpatull.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, i lënduari është dërguar në spital ku po merr kujdes shëndetësor. Sipas bluzave të bardha ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Video