Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja te rezidenca te “Kodra e Diellit” në Tiranë ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia.
Kush e ekzekutoi Briken Sanajn, që njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj? Policia në dorë vetëm një makinë të djegur të autorëve dhe asgjë më shumë.
39-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mes lotëve të familjes dhe miqve. “E mor shoku jem i femijeris ma kepute shpirtin qofshe mire me zotin Skerdi Sanaj” shkruan njëri prej miqve të tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se atentati u regjistrua një natë më parë rreth orës 23:20 në rezidencën e 'Kodra e Diellit' në Tiranë. Një natë më parë u gjet edhe një makinë e djegur tip ‘Benz’ në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, e cila dyshohet se i përket autorëve.
Targat e mjetit 'AA777GY’, i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat rezultojnë të vjedhura para disa ditësh në Tiranë. Brenda makinës është gjetur edhe arma tip kallashnikov, me të cilën është qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit.
Kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale "vrasje me paramendim".