Kush e vrau Endri Mustafën? Nëna: Nuk e ka vrarë Ibrahim Lici por ‘Coli’ dhe ‘Monstra’ e nxorën në fermën e…

1 November 2022, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush e vrau Endri Mustafën? Nëna: Nuk e ka vrarë Ibrahim
Në foto: Nëna e Endri Mustafës

Endri Mustafa 32 vjeç u gjet i vrarë më 17 Maj 2021 në zonën e livadheve në Shkodër. Emisioni Uniko ka intervistuar nënën e Endri Mustafës, zonjën Fahrije, e cila ka treguar se kush ka organizuar vrasjen e të birit. Endri Mustafa kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e 15 Majit 2021 pas një mesazhi në celular.

Dyshohet se ai ishte nxjerrë në pritë. Dy ditë më vonë, policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, në zonën e quajtur livadhet.

Nëna e viktimës, Endri Mustafa: 'Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen e djalit tim, plani është bërë në shtëpinë e Astmer Bilali. Djali atë natë më tha se po dal dhe nuk jam vetëm por me Colin se po më pret lart.

Me ngjarjen e djalit tem nuk ka lidhje Ibrahim Lici, nuk kanë pasur asnjë konflikt kjo ngjarje është bërë në shtëpinë e Asmer  Bilalit. Më kanë mbylluyr derën më kanë lënë vetëm me nusen dhe fëmijët, do ta kërkoj kudo të drejtën e djalit'./VoxNews


Video