Gazetari: Ervis Martinaj u vra në duart e policisë

1 November 2022, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari: Ervis Martinaj u vra në duart e policisë

Gazetari Milaim Zeka deklaron se “mbreti” i basteve në Shqipëri, Ervis Martinaj është vrarë. Madje, ai shkon edhe më tej, duke përfshirë policinë në zhdukjen e tij. Sipas Zekës, vrasja e Martinajt ka ndodhur në duart e policisë.

“Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë.

Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë. Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo cdo vrasje në Shqipëri, e ke të involvuar prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë” tha ai në TCH. Prej 10 gushtit të këtij viti nuk ka asnjë gjurmë nga zhdukja e biznesmenit Ervis Martinaj.

 


Video