Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Tiranë

15 May 2023, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Tiranë
Foto ilustruese

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Autroritetet policore bëjnë me dije se shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video