Fredi Beleri fiton nga qelia bashkinë e Himarës

15 May 2023, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri fiton nga qelia bashkinë e Himarës
Fredi Beleri

Në bashkinë Himarë numërimi i votave po shkon drejt fundit, teksa ka mbetur dhe kutia fundit për t’u numëruar nga 36 të tilla.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, i cili momentalisht ndodhet në burg pas u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes me akuzën për blerje votash, kryeson me 24 vota më shumë se kundërshtari socialist Jorgo Gora.

Dilema mbetet nëse Fredi Beleri do të arrijë të jetë kryebashkiak, nëse shpallet fitues.

Beleri do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për akuzat, por nëse shpallet fajtor pritet të dënohet. Kështu bashkia do të shkonte sërish në zgjedhje.

 


Video