Aksident tragjik, vdes shoferi 40 vjeçar në Divjakë

14 May 2023, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik, vdes shoferi 40 vjeçar në Divjakë
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor "Divjakë-Gradishte".

Autoritetet policore raportojnë se automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Ngjarja është shënuar rreth orës 18:00, në vendin e quajtur "Mëhallëz". Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Video