Sherr në rrugë në Tiranë, plagosen me thikë dy 20-vjeçarë!

15 May 2023, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr në rrugë në Tiranë, plagosen me thikë dy

Një sherr ka ndodhur në një prej rrugëve të Tiranës, mes disa të rinjsh, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy 20 vjeçarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, ku B. R. ka goditur me thikë gjatë konfliktit J. P.,  dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë dy të rinjtë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar. Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.


Video