Përplasje e punonjësve të BKH dhe Operacionales me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier, shoqërohen disa persona

15 Prill 2025, 22:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BKH/ Agron Kapllanaj

Një përplasje ka ndodhur mes njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Forcave Operacionale.

Mësohet se në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.

Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të Agron Kapllanajt,

Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe Forcace Operacionale.

Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.

Punonjësit e Forcave Operacionale janë duke bërë kallëzim për sulm për shkak të detyrës.

 

 

 

 

Video