U hodh nga kati i 9-të i pallatit në Tiranë, shpëton 54-vjeçari!

15 Prill 2025, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy ngjarje të rënda janë raportuar nga Policia e Tiranës, ku në njërën, një 54-vjeçar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, ndërsa në tjetrën një 42-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida e kryeqytetit.

Sipas policisë së Tiranës, ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Video