Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës, ku dy persona me motorçikleta janë përplasur njëri me tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një nga drejtuesit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.