Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 8 të pandehurit e Inceneratorit të Tiranës, mes tyre ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Mes të pandehurve është edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka për të cilën SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg.
Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën për 8 të pandehurit të cilët po gjykohen me gjykim të shkurtuar
Pretenca për Tiranën:
Lefter Koka- ish-ministër i Mjedisit - kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Bledar Karoli- Anëtar i komisionit - kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Fatjon Murati - anëtar i komisionit - kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tusha - anëtar i komisionit - kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Namik Simixhiu - anëtar i komisionit - kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite
Valbona Ballgjini - Drejtoreshë juridike - Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Sidita Kopliku - anëtar i komisionit - kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Jetmir Llapaj - ish-punonjës i QKB - kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar.