I vuri tritol lokalit ‘Brazili i Vjetër’, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

7 Shkurt 2025, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brazili i Vjetër

Policia ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, pasi vuri tritol në lokalin e Bledar Talit, në Krujë.

Një 41-vjeçar me emrin Mondi Topalli është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse në fasadën e lokalit të Bledar Talit në Fushë-Krujë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është proceduar penalisht edhe babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.

Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video