Përfshihet nga zjarri një pallat në Yzberisht (VIDEO)

30 December 2022, 20:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga zjarri një pallat në Yzberisht (VIDEO)
Zjarri

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, flakët kanë përpirë gjithë katin e dytë të një pallati, ndërsa rrezikohen edhe banesat e tjera në godinës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit prej bombolës. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.


Video