Identifikohet autori i aksidentit me vdekje në Elbasan, është arratisur në Itali

30 December 2022, 19:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohet autori i aksidentit me vdekje në Elbasan, është
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit me vdekje të regjistruar më 22 Dhjetor në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, i cili ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Dalip Xhakoj nga fshati Vidhas, është larguar drejt Italisë menjëherë pas ngjarjes.

Poolicia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë punuar intensivisht duke arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim e autorit.

Kujtojmë se dhe për identifikimin e viktimës, policia kërkoi ndihmë e qytetarëve dhe zbulimi i identitetit të tij, u bë i mundur pas tre ditësh.


Video