Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen "Xhemaj" në njësinë administrative Cakran të Fierit. Fillimisht flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në dhomën e gatimit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.