Sherr mes grave në Pogradec, 56-vjeçarja godet bashkëfshataren me sende të forta

12 February 2023, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes grave në Pogradec, 56-vjeçarja godet bashkëfshataren
Policia

Dy bashkëfshatare në fshatin Velçan të Pogradecit janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre është vënë nën hetim nga Policia. 

Autoritetet bëjnë me dije se 56-vjeçarja me inicialet A.M., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një shtetase tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 56 vjeçe, banuese në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Velçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë një shtetase tjetër.


Video