Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në pranga edhe dy shqiptarë si pjesë e tij (Emrat)

11 February 2023, 21:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në pranga edhe
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në pranga edhe dy shqiptarë

Autoritetet italiane njoftuan arrestimin e dy shqiptarëve të përfshirë në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashashit.

“Guardia di Finanza” vuri në pranga Laidon Ibraimin dhe Muharem Mykën me banim në Sardenjë.

Mediat italiane shkruajnë se ata përgatisnin makinat që përdoreshin për transportin e drogës në pjesë të karrocerisë.

Goditja e këtij grupi zgjat prej disa vitesh duke sekuestruar deri tani mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe 15 kilogramë heroinë të pastër e cila rafinohej në dy laboratorë në Kremona dhe Milano.

U sekuestrua edhe mbi 200 kilogramë marijuanë dhe hashash.


Video