Hodhën flakadanë drejt Kryeministrisë, ndalohen tre protestues. Reagon Berisha: Lirojini menjëherë (VIDEO)

11 February 2023, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhën flakadanë drejt Kryeministrisë, ndalohen tre protestues.
Pamje nga momenti kur u hodhen flakadane drejt Kryeministrise

Tre protestues janë shoqëruar nga Policia e Tiranës në lidhje me hedhjen e flakadanëve dhe lëndëve piroteknike më drejtim të hyrjes së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës.

Ndfërkohë, , kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje policisë të lirojë menjëherë protestuesit.

“I kërkoj policisë të lirojnë menjëherë protestuesit, rezistentët paqësore sepse çdo cenim i tyre do të regjistrohet si armik i revolucionit kurse protestuesit si të persekutuar politikë. Ju bëj thirrje të gjithëve që ndodhët këtë marshim me të cilin ne dhamë mesazhet e duhura. Ditën e hënë në ora 5 që të gjithë para Parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve, jo bandave!“, tha Berisha.

 

 


Video