Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

12 February 2023, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
Foto ilustruese

Lëkundje sizmike janë regjistruar mëngjesin e sotëm, në Detin Adriatik, pranë Shqipërisë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 e shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik, 29 km në juglindje të Durrësit dhe 24 km në veriperëndim të Lushnjës.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 08:24 minuta me orën lokale dhe thellësia e epiqendrës së tërmetit ka qenë 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit.

Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda


Video