E rëndë në Tiranë, 58-vjeçarja hidhet nga Ura e Institutit

12 February 2023, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë, 58-vjeçarja hidhet nga Ura e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se 58-vjeçarja me inicialet Xh. I. është hedhur nga Ura e Insitutit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.

Si pasojë, 58-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet se çfarë e shtyu gruan të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video